Kur Austria krijoi edhe Serbinë

Nga Indrit Vokshi/

Iu ftoj të më lexoni pak, se e kam më seriozisht se herët e tjera.

Revolucioni serb i udhhequn nga Millosh Obrenoviç, 1817. Njihet autonomia e Serbisë me emrin Principata e Serbisë me territor në Pashallikun e Beogradit. Shtet gjysëm i pavarun mrena Perandorisë Osmane. Hap mas hapi fiton territor forcë dhe pavarësi. Rusia e cila mendohet si mbrojtësja e Serbisë nuk e ka pas përzemër Serbinë deri në 1903. Vjena shihet si vendi ku serbët kanë gjet shpëtim në ditë të vështira – kështu e citon Edit Durham tek libri “Krimi i Sarajevës”, se nga ky libër u nxita, meqë po e lexoj. Pse nuk e mbështeste Rusia? Rusia mbështeste Bullgarinë. Meqë synonte marrjen e Kostandinopojës, Rusisë i duhej Bullgaria në derë të Turqisë së sotme. Më në perëndim Rusia mbështeste Malin e Zi, jo Serbinë; knjazi i Malit të zi quhej si miku i vetëm i Carit. Edhe traktati i Shën Stefanit i imponuar pas fitores së Rusisë përqëndrohej tek forcimi i Bullgarisë. Këtu kishte interes Rusia. Obrenoviçet, dinastia mretnore në Serbi, anonin nga Austria, jo nga Rusia. Austria i mbështeste ata, serbët. Partia Radikale Serbe me kryetar Nikola Pashiçin (maqedons) mbështeste idene e një Serbie e cila lufton edhe Perandorinë Osmane edhe Perandorinë Austro-Hungare dhe ua merr atyne pushtetin, tokat, pra i zëvëndëson ato; një Serbi e cila dominon krejt Ballkanin. Me 26 maj 1903, rreth 80 oficerë serbë të cilët më pas do të njihen si “Burrat e 26 majit” futen në pallatin mretnor dhe vrasin mretin Aleksandër dhe mretneshën Draga. Obrenoviçët marrin fund. Në fron ngjitet Pjetër Karagjorgjeviç, aleat i Rusisë. Ose më saktë vasal i Rusisë dhe jo vetëm i Rusisë. Loja ndërron. Rusia tashmë ka Serbinë aleate sepse Bullgaria nuk po i përgjigjej ashtu siç Rusia donte. Kështu që Serbia të mbetej flamurtare e “Serbisë së Madhe” projekt të cilin e kishte edhe Mali i Zi, organizohet vrasja edhe e knjazit të Malit të Zi, Nikolla Petroviç Negojshi. Atentati dështon. Mirëpo Mali i Zi ishte piketuar të shkatërrohej. Nuk duhet të harrojmë edhe diçka të rëndësishme e cila shpjegon shumë; Franca dhe Britania ranë dakort për armatosjen e Serbisë, bërjen e saj fakor kryesor në Ballkan. Kështu në Konferencën e Paqes në Paris (1919) vendoset që Serbia të bëhet udhëheqëse e Ballkanit duke u krijuar mretnia Serbo-Kroato-Sllovene (Jugosllavia) me mret Karagjorgjeviçët vasalë tashmë të Francës e Britanisë, ndërsa monarkia e Malit të Zi shkatërrohet. Në Shqipëri po Franca me Anglinë mbështesin Ahmet Zogun. Sepse zgjidhja dhe formula duhet të ishin për gjithë Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë. Më pas u vendos komunizëm në Jugosllavi dhe u vendos edhe në Shqipëri. Përsëri zgjidhje ballkanike. Serbia mretni kur ishte edhe Shqipëria mretni, Serbia komuniste kur ishte edhe Shqipëria komuniste, Serbia me liderë të fortë me pushtet privat pas 1990, Shqipëria poashtu. Edhe sot, Rama e Vuçic janë i njejti model. E përmenda se Serbinë e krijoi Austria për ta dhënë si shembull se si ndërron orientimi i një vendi. Edhe ne si Shqipëri nuk është e pamundur të na ndërrojë orientimi sepse varet si luajnë pllakat mes fuqive. Faktori vendimtar këtu kanë qenë SHBA të cilat duke u futur si palë e re prej 1917 e sidomos në 1943 e sidomos në 1990, kanë ndryshuar balanca historike në Ballkan. Zhvendosja e vëmendjes për shkaqe të politikës së tyre dhe lënia e boshlliqeve mund tu japë mundësi tentativave për ndryshim orientimi. Mirëpo në këto kordinata, në ketë gjendje, në këto balanca, shqiptarëve nuk iu intereson as do iu interesojë një ndryshim i tillë. Nëse në 1903 Serbisë i interesonte shkëputja me Austrinë dhe ndjekja e planit për Serbinë e Madhe me aleatë të tjerë të cilët ia mbështesnin dhe financonin atë plan, sot Shqipëria nuk ka arsye e as interes e as ndonjë plan më interesant për të ndërruar orientim dhe aleatë. Prandaj politikanë si Edi Rama të cilët iu kanë dhënë akses dhe konçesione në naftë dhe shërbime rivalëve të NATO-s, duhen zhdukur.