Gjermanët e ZDF: Shqipëria, Kolumbia e Europës, krimi i lidhur me qeverinë

Duan qe te na faktojne qe Shqiperia e ka mafien e droges nen kontroll. Po shoqerojme kontrollin detar ne detin e Mesdheut. Meqenese koleget italiane jane me mire te pajisur, ata e mbeshtesin Shqiperine ne lufte kunder trafikanteve te droges. Nje peshkarexhe u terhoqi vemendjen (fishkellime). E kontrollojne.

Sinkron Genti Mullai, Zëdhënës i Policisë së Shtetit: Kemi patur raste kur edhe tek gomat e makines dhe serbatoret e vajit ka patur droge. Heren e fundit kemi kapur 10 kg heroine. Megjithese nuk dua qe te mburrem, keto dy vitet e fundit e kemi reduktuar shume trafikimin dhe me ndihmen e partnereve tane kemi rritur efikasitetin e punes.

Megjithate, shifrat tregojne ndryshe. Europoli e ka vendosur Shaiperine ne 2017 si vendin me te rendesishem te prodhimit te kanabisit ne Europe dhe si epiqendren e biznesit te droges.
Shqiperia, nje nga vendet me te varfra te Europes. Rroga mesatare eshte 330 euro. Megjithate, kryeqyteti Tirana, eshte i mbushur me makina luksoze. Projekte te reja ndertimi sikur shperthejne nga toka. Nga vijne keto para? Jemi ne makine dhe po udhetojme me Artan Hoxhen diku ne veri te Tiranes, ne vendin qe eshte i njohur per vrasesit me pagese. Ky gazetar eshte i vetmi ne Shqiperi qe raporton per mafien e droges. Fakti qe ai jeton, eshte nje mrekulli. Ne nje rruge te vemtuar, papritur na dalin para dyqane mobilierie.

Sinkron Artan Hoxha, gazetar investigativ : Shume nga keto magazina perdoren per te magazinuar dhe perpunuar drogen. Viti 2016 ka patur kaq shume prodhim, sa nuk paten me nevoje qe te vazhdojne te prodhojne, pasi kane ende sasi te medha te depozituara neper magazina.

Hoxha sinjalizon tek bosi i mafies lokale pranine tone ketu. Gazetari, qe mos te kete kete probleme, raporton ne menyre te njetrajtshme mbi te 41 klanet mafioze qe luftojne kundra njera-tjetres. Mafia drejton/qeveris vendin.
Sinkron Artan Hoxha, gazetar investigativ: Rrogat e policeve, ne krahasim me parate qe marrin nga grupet kriminale, janë shume te vogla. Ne situaten qe ndodhemi, eshte e pamundur qe te besh lufte serioze kundra tyre. Here pas here kapen disa peshq te vegjel, por ata qe jane pas tyre, ngelen te paprekur.

Zyrtaret shqiptare, thone te kunderten e kesaj. Ne nje udhetim me helikopter, ata duan te na tregojne me pamje qe kanabisi eshte zhdukur. Keto pamje iu paraqiten botes ne 2014-en. Policia mesyn fshatin e droges, Lazarat, dhe eliminon qindra mijera bime kanabis. Shqiperia deshiron qe te hyje ne EU dhe lufta kunder droges duhet te jete sa me efektive. Na prezantojne nje task force qe lufton kunder krimit te organizuar, por nuk duhet te tregojme fytyrat e tyre.

Sinkron Besfort Ramallari, zv.minister i brendshëm: Kemi arrestuar me shume se 100 veta ne sulmet qe ka bere task force dhe nuk mund te themi qe s’ishin nga shtresa te rendesishme. Ishin pjese e drejtuesve.

Pasi i pyetem per lidhjen e politikes me mafien, morem pergjigje te zbutura. Ne Zvicer, ne nje vend qe duhet te mbetet sekret, takuam Dritan Zaganin. Ai luftonte kunder droges deri ne vitin 2017, kur ai zbuloi qe ministri Tahiri mbulonte aferat e mafies. Kusherinjte e tij transportonin droge dhe perdornin makinen e ministrit. Ne momentin qe ka dhene kete informacion, arrestua.

Sinkron Dritan Zagani, ish-shef i antidroges: Ishte periudha me e veshtire e jetes sime…

Ministri u lirua nga detyra, por ai eshte i lire. Ndersa Zagani observon mafien nga larg.

Sinkron: E verteta eshte qe ata po perdorin nje tjeter strategji. Tani ka laboratore dhe kanabisin qe kane mbledhur, po e kthejne ne kokaine.

Nepermjet kerkimeve te tij, Hoxha ka gjetur nje kontakt/njeri. Sipas tij (kontaktit) njerezit i jane pershtatur situates dhe vazhdojne te mbjellin kanabis, sepse me te jetojne. Nepermjet nje droni, gazetari na tregon se ku lulezon kanabisi: neper pyje dhe vende qe nuk jane te lehta per t’u gjetur. Shqiperia po e lufton zhvillimin e droges, por per sa kohe qe qeveria dhe mafiozet do te jene te lidhur, kjo lufte eshte e kote.