Fajde dhe gjobvënie bizneseve, Rama reagon për operacionin në Shkodër

Kryeministri i vendit Edi Rama, permes një shkrimi në Twitter ka reaguar për operacionin e ndërmarrë nga policia sot në Shkodër.

Përgëzime policëve për superoperacionin, që ka çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish, është shprehur ndë të tjera Rama, duke e cilësuar ditën e sotme si më të qetën se kurrë.

Postimi i plotë:

Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish👏Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase👍#RESPEKT🙏