Aksidenti në Shkodër, pas vjehrrës humb jetën në spital edhe nusja shtatzënë

Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në aksin rrugor Shkodër- Hani i Hotit në afërsi të fshatit Shtoi, ku ka ndërruar jetë edhe 18-vjeçarja shtatzane.

Informacionet bëjnë me dije se nga aksidenti ka humbur jetën 58-vjeçarja Hasmije Bajrakurti ndërkohë që një nusja e saj, Esmeralda Bajrakurti 18-vjeçe ka mbetur e plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur ato po ecnin në rrugë kur janë përplasur nga një automjet Volswagen.