4 ton ar/ ja Zona e Shqipërisë që ‘noton’ mbi pasurinë

Shqipëria është shumë e pasur me minerale. Sipas një analize të bërë vitin e kaluar nga Ministria e Industrisë dhe Energjetikës, në 1 ton bakër gjenden 4 gramë në minierën polimetalore të Munellës në Pukë. Llogaritet që sasia e arit në këtë minierë të jetë rreth 4 tonë.

Përpunimi i tyre është një nga aktivitetet kryesore për të cilat kompanitë e mëdha synojnë të bashkëpunojnë me shtetin shqiptar apo edhe t’i privatizojnë.

Kompanitë e shumta që kanë punuar në këtë minierë prej vitit 2000, janë marrë kryesisht me rivlerësimin e rezervave të bakrit dhe zinkut e më pak me shtimin e rezervave të reja.

Së fundmi, është rritur interesi i kompanive koncensionare edhe kundrejt mineraleve më të pakta në këtë minierë duke bërë një rivlerësim të rezervave të arit një rezultat befasues dhe goxha i shtrenjtë prej 4 tonësh ar.