FOTO: Grida Duma, në versionin motoriste!

Politikane e njohur, pedagoge, e angazhuar në familje, por jo vetëm kaq. Deputetja opozitare, e cila vendosi të digjte mandatin me kolegët e tjerë, zbuloi edhe një anë tjetër të zotësive që ajo ka.
E veshur në si në filmat “Western” ajo tërhoqi jo pak vëmendje.

Grida Duma veshur si motoriste, jashtë profilit politik dhe veshjeve zyrtare, ish-deputetja ka shpërndarë pica nëpër kryeqytet për të gjithë klientët e interesuar.

Ajo ka tërhequr vëmendjen e shumë kalimtarëve, të cilët e kanë fotografuar dhe i kanë shpërndarë pamjet në rrjetet sociale duke i bërë kështu një hit në rrjetet sociale.

Grida Duma, pasi u shfaq si motoristja më interesante nëpër rrugët e kryeqytetit, foli edhe për djegien e mandatit.

“Jashtë oborri i partisë ishte mbushur me mbështetës të Partisë Demokratike. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e politikës, është precedent i parë lënia e mandateve në grup. Është sakrificë sepse është rrugë e gjatë dhe e mundimshme protestash etj,’ – tha ajo teksa ishte e ftuar në “Xing me Ermalin”.