FOTO/Plagoset punonjësi i FNSH gjatë protestës së opozitës në Fier

Sot paradite, në vendin e quajtur “ETC” u grumbulluan për të protestuar rreth 150 protestues me pankarta dhe zhurmues.

Gjatë protestës pati tentativa për të çarë kordonin policor, si dhe u goditën me sende të forta forcat e Policisë.

Për pasojë u plagos në kokë një punonjës policie i FNSH-së, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Fier

Grupi hetimor do të analizojë provat dhe pamjet filmike për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit.