Aktivistja Suela Lala: Projekti i pallatit të Kulturës kufizon aksesin e personave me aftësi ndryshe!

Aktivistja e njohur e shoqërisë civile, Suela Lala, në mbrojtje të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, ka ngritur shqetësimin për mungesën e aksesit të personave me aftësi të kufizuar tek pallati i Kulturës, për shkak të projektit jo fort në rregull me ligjin dhe parametrat.
Sipas, aktivistes Suela Lala: Godina e Pallatit te Kultures me pare kishte nje hyrje te aksesueshme ne anen e majte.
Me rikonstruksionin e Sheshit Skenderbej kjo hyrje e aksesueshme /rampe nuk ekziston me, ka vetem shkalle.
Z. Andi Seferi te lutem mund te verifikosh nese ka ndonje gabim ne zbatim te projektit?
Gjithashtu Sheshi Skenderbej ka edhe disa probleme te tjera te vogla qe lidhen me aksesueshmerine. Ja pse gjithmone eshte e nevojshme perfshirja e personave me aftesi te kufizuara”, shkruan Lala.

Çfarë thotë ligji

VKM Nr. 1074, datë 23.12.2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”, e cila thote se: “ndalohet dhënia e financimeve ose mbështetja financiare nga ana e shtetit apo enteve publike dhe jopublike/donatorëve për ndërtimin e një vepre, me qëllim ofrimin e shërbimit publik, nëse objekti nuk përmbush
kërkesat e parashikuara në këtë vendim”.

Ligji Nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” thote se: “të gjitha ndërtimet për banesa, hapësira dhe shërbime për publikun, përfshirë parqet, sheshet dhe rrugët, brenda territorit të Republikës së
Shqipërisë, duhet të plotësojnë kërkesat dhe standardet e përshtatshmërisë për personat me aftësi të kufizuara, sipas dispozitave të përcaktuara në rregulloren për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuara. Përshtatshmëria e ndërtimeve të reja apo në proces rikonstruksioni, si më sipër, është kusht për marrjen e lejes së ndërtimit dhe certifikatës së përdorimit, sipas procedurave të përcaktuara në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit”.