Si mund te pretendohet qe nga ajri i ndotur i Tiranës te jetohet shendetshem?


Eva Idrizllari

Ky ajer eshte i mjaftueshem vetem per te vdekur. Me e veshtire eshte te mbetesh gjalle ne kete qytet te betonuar. Dhe me ç’duket, rendesi paska qe u egzistoka gjalle ne kete qytet, ku ajri eshte pluhur, tym. Ku siperfaqet e betonit kane epersi te pameshirshme ndaj siperfaqeve te gjelberuara.
Per çfare ju duhet banoreve nje qytet i tille, ku ajri mbytes po ju shkurton jeten?
Injoranca njerezore dhe dinakeria e pushtetit per interesa pazaresh fitimprurese e kane transformuar Tiranen ne nje qytet – spital. Ku banoret jane pacientet elektorale, qe çuditerisht ne menyre te papergjegjshme votojne vrasesit e shendetit te tyre.