Bota është portokall, ish-e fejuara i kujton Veleshnjës çdo me thënë të tradhëtohesh

Përpara dy vitesh bëri shumë bujë në rrjete sociale ndarja e aktorit Rezart Veleshnja nga grimierja Pranvera Metolli.

Aktori i njohur i Portokallisë ka njoftuar sot ndarjen nga e dashura tjetër pas Metollit.Të dashurën që kishte deri sot, pretendonte se ajo e ka tradhëtuar dhe se kishte lidhje paralele me katër persona.

Nëpërmjet Instagramit Veleshnja e shfryu të gjithë mllefin e tij, ofendimet ndaj saj nuk kishin të ndalur, ndërsa më vonë tha se i kishin hakeruar llogarinë.

Një shuplakë duket se Rezartit i vjen nga ish e fejuara Metolli, e cila me disa postimeve ‘i shpjegon’ se çfarë do të thotë të jesh vetëm.

‘Ji një person i mirë, por mos u mundo t’ia shpjegosh këtë të tjerëve’, shkruan Metolli.

‘Të qëndruarit vetëm nuk do të thotë se jam e vetme. Do të thotë se jam mjaft e fortë për t’i përballuar gjërat e vetme’, shkruan grimierja.