Video/Zuri me grep një peshkaqen, me vështirësi e kthen sërisht në det

Po peshkonte në një plazh në Perth të Australisë, ku ne grepin e tij  ra nje peshk gjigand, peshkatari hasi në shumë vështirësi, që ta nxjerrë nga uji kapjen që kishte bërë.

Por, peshkatari mbeti i habitur kur pa se zuri një peshkaqen dhe më pas kishte vështirësi që ta kthente sërish në det.
Atij i dolën në ndihmë edhe të pranishmit, teksa valët që i kishte në favor, ndihmuan që peshkaqeni të hynte më thellë në ujë.

Veprimi tij ka marrë shumë komente pozitive, pasi rrezikoi të kafshohej prej peshkaqenit, vetëm se u sigurua që ta kthente ashtu si duhet.