

Ish-sulmuesi kuqezi Milot Rashica ka shpalosur tërë talentin e tij prej një bomberi në Gjermani.
Ai pavarësisht qejf-mbetjes me ish-trajnerin De Biasi dhe largimit nga Shqipëria është bërë prej dy vitesh pjesë e formacionit të Kosovës.
Rashica aktivizohet në radhët e skuadrës së Verder Bremen në Bundesligën gjermane. Në sfidën e sotme ndaj Augsburg, sulmuesi i talentuar i cili u ble për 7 milionë euro nga Vitese, ka bindur plotësisht pasi realizoi dy gola, në 5’ dhe 28’, në fitoren 3-0 të skuadrës së tij.
Skuadra e Bremenit ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe mban vendin e 10-të, duke iu larguar rrezikut.
Dopieta e sotme ishte e para për këtë sezon dhe Rashica arrin në kuotën e shtatë golave.
Pas një periudhe në stol, sulmuesi ka fituar besimin e trajnerit dhe të tifozëve të Werder Bremen, ku edhe po shpërthen nga java në javë.
more recommended stories
Gent Strazimiri: Policia bën mirë të ruajë veten dhe të mos provokojë popullin
Ndërsa frika për akte të dhunshme.
Grida Duma: E marr bukën me vete, një tost me vaj ulliri dhe djathë të bardhë
Javën e shkuar në My Living,.
Emrat e dy shqiptarëve në kërkim për vrasjen e biznesmenit grek
Policia greke ka publikuar fotot dhe.
Trump, thirrje për njohje të ndërsjellë Kosovë – Serbi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald.