Shpërfytyrimi i Vetingut Rilindas.

Nga Enri Ceno/

Pak ditë më parë të gjithë Shqiptarëve ju servir mashtrimi i madh i “Reformës në Drejtësi” me kalimin e Donika Prelës si e pastër dhe e denjë për klasën e Rilindasve të shek 21.

Po lë menjë anë gjithë problematikat e tjera e po citoj vetëm njerin për të bërë një sinkronizim me vendimin e marë fillimisht nga KPK dhe më pas nga KPA për drejtuesin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Desja.

KPK me vendimin e para disa ditëve i njeh të ardhurat e bashkëshortit të Prelës pavarisht se për vite më radhë nuk kishte paguar asnjë detyrim financiar (sigurime shoqerore, etj).

Bashkim Dedja, gjygjtar prej 3 dekadash nuk i jane njohur te ardhurat e tij nga paga si gjygjtar për një periudhe mbi 3 vjeçare pasi në arkivë nuk gjëndeshin pagesat e tij te sigurimeve, pavarsisht se kjo ishte detyre e institucioneve sic është edhe ruajtja e të dhënave por çudia është se gjatë kësaj periudhe disa vjeçare që Vetingu nuk i njeh të ardhurat Bashkimi ka dhënë disa qindra vendime gjygjësore përfshire edhe disa me burgim të përjetshëm.

Këto fakte të rënda të kësaj pseudo reforme po mbahen fshehur nga media, nga ata të kazanit që kanë mbetur ende në ajër me lasgushin e shkretë që kurrë nuk zbriti në mëmëdhe por edhe nga ata të tjerë që kurrë nuk qullosën gjë në jetët e tyre e që mbijetojnë më financimet e atyre që e pollën këtë proçes. Ata me siguri do mbrohen me argumentimin që po largojmë të korruptuarit, të paktën një pjesë prej tyre, por a ka më të korruptuar se ata që dikur protestonin para Ambasadës Amerikane e sot mbrojnë një pjellë me preteksin se e duan Amerikanët.

Siç thuhet edhe në Bibël, dita e shpagimit do vijë për të gjithë. Njollat e ndërgjegjes së gjithë secilit prej nesh nuk do shpëtojnë pa u vënë re nga Rojtari i Pragut.