“Më mirë ti se Edi në Parlament”, batuta e Bashës me personazhin e njohur

Në kuadër të takimeve me qytetarët në rrethe të ndryshme të vendit për tu njohur me problematikat e tyre si dhe për t’i ftuar në protestën e 16 shkurtit, kreu i opozitës Lulzim Basha, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme takim me banorë të njësisë 7 dhe 10 në Tiranë.

Ai është takuar edhe me tregtarë e biznesmenë që operojnë në kryeqytet.

Po në një moment, gjatë ecjes së tij ai ka përshëndetur edhe një nga personazhet më komikë të kryeqytetit, të njohur si “Ver llapa”.

Basha iu drejtua atij duke e pyetur si je, ndërsa i tha: “Veri si je Veri? Më mirë ti se Edi në Parlament”, gjë që e përsëriti dy herë duke shkaktuar të qeshura mes banorëve.

Kjo vjen pas gjesteve të pahijshme të Kryeministrit në Kuvend, që i bëri në drejtim të nënkryetarit të Parlamentit si përfaqësues i opozitës, Edi Paloka.

more recommended stories