Eliksiri i rinisë së perjetëshme; Mit apo Realitet ?

Nga Myftar Barbullushi/

Kush nuk ka ëndërruar, apo enderron, të zgjasë rininë e tij dhe sidomos të mos plaket kurrë ?

Njeriu i të gjitha epokave gjithmonë ka menduar se natyra ishte nje kasaforte e thesareve te fshehura dhe nuk rreshti se kërkuari, në pyjet e dendura, në shkëmbinjtë e maleve, ne thellesine e oqeaneve, ne cdo bime, ne cdo lule apo rrënjë, barin magjik nepermjet te cilit të mund te shpëtonte veten, nga sëmundja, pleqeria, dhe vdekja.

Sipas legjendës, uji i burimit të rinise se perjeteshme, perrojte e të cilit ju mund ti gjeni në Kopshtin e Edenit, jo vetem shëron por dhe riperterin e rinon gjithkend qe lahet ne keto burime. Mitet e Enokut vene ne dukje se mjafton te pish një pikë të vetme te nje bari qe ti të bëhesh i pavdekshëm. Aleksandri i Madh e kishte gjetur Ujin e Jetës ne një burim mitik ne Tokat e errëta të Abkhazisë. Në Kinë, perandori Jiajing i Dinastisë Ming, vdiq nga pirja e një doze vdekjeprurëse të zhives, perberes i eliksirit që atij ju prezantua si “kuintesenca e jetës”. Ekstraktet e testikujve te kafshëve, qelizat embrionale, apo placenta, te propozuara si faktore anti-plakje, nuk arriten te mbajne premtimet e tyre te bujshme.

Por, nëse në të kaluarën ishte vetëm një ëndërr, kohet e fundit jane tejkaluar magjite apo alkimia, dhe skenen gjithnje e me shume po e dominon shkenca me angazhimin e qarte të bllokimit te procesit te plakjes, duke i hapur rruge procesit te rinise se perjeteshme, qe do te thoshte revolucionarizim i jetës se njerëzimit. Nje gare e etheshme po zhvillohet mes tyre për të identifikuar gjenet dhe mekanizmat molekulare pergjegjese të këtij procesi, e me pas nje nderhyrje gjenetike te barabarte me “eliksirin e jetës” ose, ndryshe, pilulen anti-plakje.

Ne se cdo 10-15 vjet shkenca ka arritur te na zgjase jetën mesatare prej rreth një viti, atehere për të materjalizuar urimet tona te ditelindjeve, “u befsh njëqind vjec”, nuk ka asgje te pa pamundur.

Në 1938, shkencëtarët e Universitetit Amerikan te Harvard-it filluan të monitorojne shëndetin, menyren e jeteses dhe te ushqyerjes, veset dhe hobet e studentëve të vitit te dytë të kolegjit, për të hetuar se cfare e kushtezon një jetë të gjate, te shëndetshme dhe të lumtur. Gjate 80 viteve te studimit, 724 njerëz – të pasur dhe të varfër, të famshëm dhe anonime, sipërmarrës të mëdhenj, avokatë apo mjekë të njohur, njerëz të zakonshëm, alkoolistë, të droguar ose skizofrenikë pra, te te dy poleve; frekuentues te baltes apo rrugetare te yjeve, nepermjet intervistave, pyetësorëve, sesioneve klinike dhe testeve psikologjike, janë analizuar jo vetem për jetegjatesine por edhe cilesine e jetës së tyre. Një nga të rekrutuarit e parë në studim ishte edhe John Fitzgerald Kennedy, presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, si dhe Ben Bradlee për shumë vite drejtor i Washington Post.

Ky studim, thuajse 80 vjeçar, dëshmoi se sekreti për të jetuar dhe plakur mirë, nuk janë pasuria, fama, klasa sociale nga vjen individi, koficienti i inteligjences apo edhe gjenet por, harmonia me komunitetin, pra, cilësia e marrëdhënieve të tyre, te cilat jane te afta te vonojne rënien mendore dhe fizike. Nuk jane nivelet e kolesterolit që parashikojne se si do të plakemi por jane marrëdhënjet tona me njerezit qe na rrethojne. Pra, sipas tyre dashuria eshte me e rendesishme se kolesteroli dhe tensioni i larte per shendetin tone. Ndersa, nga ana tjeter, shumica e atyre qe ishin te vetmuar vdiqën më herët duke konfirmuar sentencen se Vetmia Vret. Efekti negativ i vetmise rezultoi me i fuqishëm se sa pirja e duhanit apo alkoolit.

Pra, ngrohtësia njerëzore eshte eliziri i i jetës së gjatë dhe të lumtur që njeriu ka kërkuar për mijëvjeçarë ne qiell dhe ne toke, ne planete dhe ne gjene, pa e ditur se e paska pasur nën hundën e tij.

Pasi e lexova studimin nje gje me mbeti gjate ne mend; qe dashuria mposht vdekjen nuk qenka një iluzion, por i vetmi realitet në mesin e një bote iluzionesh. Jeta merrka energji dhe fuqi ne rrugen e saj drejt apogjeut te bukurisë se saj falë marrëdhënieve në të cilat është zhytur prej kohesh dhe në kohë.

Po t’jemi bashkë ne të dy,
Do t’na shikojnë me zili,
E do t’na flasin nder sy,
Sa duhemi unë e ti……

more recommended stories