Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Dash Shehi takim me Bashën/Afrimi i PDIU-së ‘nervozon’ opozitën,

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule është takuar me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë e PD-së.

Takimi i Dules me Bashën ka ardhur pas kalimit të PDIU-së në koalicionin opozitar. Vangjel Dule është kundër pranimit të Shpëtim Idrizit. Në mbështetje të Dules janë dhe Nard Ndoka dhe Dash Shehi.

Kjo është hera  e dytë që Vangjel Dula nuk pranon të jetë në një koalicion me Idrizin.

Nuk dihet nëse Dule do të largohet nga koalicioni opozitar pas afrimit të Idrizit. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i tij pas takimit me Bashën.

more recommended stories