Ndalimi i celularëve nëpër shkolla, Rama flet për vendimin e ri. Ja ku nuk do lejohen tjetër

Gjatë një takimi ditën e sotme me mësues me mësues të punësuar përmes portali kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të lejojmë celular në shkolla as për mësuesit.

Pas vendimit që fëmijëve do t’u ndalohet celulari në shkolla, Rama njoftoi gjithashtu se po përgatisin një vendim që të heqin celularët nga institucionet.

“Nuk do lejojmë celularë në shkolla, as për fëmijët e më vjen keq as për mësuesit, mësuesit duhet ti dorëzojnë në fillim të mësimit dhe ti marrin në fillim të mësimi dhe në muajin e parë duhet ta bëjmë muaj edukimi, muajin e dytë merren dhe hidhen në plehra nuk i kthehen më atij që e ka, se janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor. Dhe ç’bëjmë me lëndët ndotëse me rrezikshmëri të lartë? I varrosim dhe i riciklojmë. Ndërkohë që po përgatitemi edhe për vendimin që të heqim celularët nga institucionet që janë bërë si klube interneti të gjithë”- tha ai.

more recommended stories