Jorida Tabaku: Rama-Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës nëpërmjet lojërave të fatit

Demokratet pretendojne kompania qe konytrollohet nga vellai i ministrit te brendshem ka arritur te te hape nje numer rekord pikash bixhozi.

 

Nga ana tjeter Jorida Tabaku tha se ligji per lojerat e fatit u bllokua qellimisht nga Fatmir Xhafaj, i cili sipas saj ka zhvilluar negociata private me ministrin e financave.Deputetja e partise demokratike kujtoi debatin e kreut Xhafajt kru drejtonte komisionin e ligjeve me drejtoreshen e lojrave te fatit.

Deputetja e PD Jorida Tabaku ne Konference:

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës nëpërmjet lojërave të fatit.
Dy njerëzit më të pushtetshëm të vendit, kanë ofruar mundësi korruptive dhe mbrojtje politike për vëllezërit e tyre. Olsi Rama dhe Agron Xhafaj në fushën e bixhozit dhe të lojërave të fatit.
Fatmir Xhafa si kryetar i Komisionit të Ligjeve në vitin 2015 bllokoi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit në qytete duke detyruar që të dalin nga tregu biznesmenë të ndershëm dhe të suksesshëm, që kishin mbi 25 vite, për t’i përqëdnruar lojërat e fatit në dy ose tre duar.
Lojërat e fatit jo vetëm nuk u mbyllën por u shumëfishuan nën presionin e kryetarit të atëhershëm të Komisionit të Ligjeve.
Të gjithë e mbajnë mend sherrin e papreçedentë të Fatmir Xhafës, me drejtuesen e atëhershme të Lojërave të Fatit, Luneda Sufali.
Ky sherr përfaqësonte interesat e dy bandave për zotërimin e tregut të lojërave të fatit.
Fatmir Xhafaj e bllokoi për tetë muaj në Komisionin e drejtuar nga ai ligjin, derisa bënë marrëveshje për ndarjen e tregut të bixhozit.
Ndonëse ligji u paraqit për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve në prill të vitit 2015, Fatmir Xhafaj, si kryetar i Komisionit të Ligjeve e bllokoi atë deri në nëntor 2015, duke e bërë atë ligjin që ka qëndruar më gjatë në Komisionet parlamentare në historinë e Parlamentit.
As Ligji i Pronave, as Ligji për Pensionet, as Buxheti i Shtetit, as Ligji për Arsimin e Lartë, madje as ndryshimet Kushtetuese për Reformën në Drejtësi nuk kanë marrë tetë muaj kohë nga nisja në shqyrtim deri tek miratimi në parim.
Për ligjin e Lojërave të Fatit, siç edhe Fatmir Xhafaj e pohon vetë, gjatë mbledhjes, ka kryer negociata private me Ministrin e Financave të asaj kohe.
Unë kam këtu proces-verbalet e takimit të Komisionit të Ligjeve, ku zoti Xhafaj e pohon diçka të tillë.
Negociata sekrete midis Xhafajt dhe Ministrit të Financave prodhojnë ndryshimet më të mëdha që favorizojnë biznesin e bixhozit, jo gjatë diskutimeve 8 mujore, por në seancën plenare gjatë miratimit të tij.
• Nga 200 m distancë, qeveria përgjysmoi në 100 m largësinë e pikave të bixhozit nga shkollat dhe institucionet fetare,
• Nga 23% tatim mbi fitimin bruto u ul në 15% tatim mbi fitimin e realizuar.

Është fakt se mbështetja e Qeverisë ndaj bixhozit katërfishoi pikat e basteve nga 920 në 4200.

Sot në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë ka më shumë dyqane bastesh dhe kazino sesa librari apo dyqane ushqimore. Shumë prej tyre kanë lidhje me klanin mafioz Xhafaj.

Ja përse Fatmir Xhafaj ka pasur interes direkt në bllokimin prej tetë muajsh të Ligjit të Lojërave të Fatit.