Ja sesi Google censuron lajmet e djathta në motorin e kërkimit Online

Breitbart, një portal që mbledh idetë konservatore Amerikane, ka publikuar një video që tregon se drejtuesit e Google ndjejnë keqardhje dhe janë të dëshpëruar, për lajmit të zgjedhjes së Donald Trump si president, në Shtëpinë e Bardhë, raporton faktor.al
Një video që demonstron, përtej dyshimit të arsyeshëm, kundërshtimin absolut ndaj presidentit republikan nga gjiganti IT, Google.
Dhe kjo vjen në një moment shumë të veçantë, sepse Trump dhe përfaqësuesit republikanë akuzojnë Google, Facebook dhe Twitter se kanë nisur një fushatë për të bllokuar lajmet me përmbajtje konservatore.
Disa pjesë të videos meritojnë vëmendje. Bashkëthemeluesi Sergej Brin bisedon me bashkëpunëtorët e tij që përcaktojnë votuesit e Trump si fashistë apo ekstremistë të cilët udhëhiqen nga mërzia për të votuar Donald Trump.
Sundar Pichai, CEO i kompanisë shprehu frikën e tij për atë që kishte ndodhur dhe shqetësuar për të gjitha minoritetet në Shtetet e Bashkuara.
Dhe mbi të gjitha, propozon një operacion që nuk duhet nënvlerësuar: Google të zhvillojë inteligjencën artificiale për të luftuar atë që një punonjës i kompanisë haptazi e përcakton si “dezinformimin” që ndikon tek votuesit e painformuar, përcjell faktor.al
Në pjesë të tjera të videos, mund të shikosh Ruth Porat, drejtor i financave, duke qarë me dëshpërim për zgjedhjen e Trump, ndërsa kërkon dikë nga audienca të “përqafojnë” njëri-tjetrin për të fituar forcë.
Pika më e rëndë vjen më vonë: dhe janë fjalët e nënpresidentit për çështjet globale, Kent Walker. Sipas menaxherit, jo vetëm që Google do të ndalojë populizmin, sepse “historia është në anën tonë”, por gjithashtu thotë se gjiganti i internetit do të duhet të bëjë diçka për ta bërë atë (Trump “kalimtar”, në shtëpinë e bardhë, transmeton faktor.al

more recommended stories