Gazetarja e njohur e politikës e shqetësuar për vendimin e KM Rama për heqjen e celularve mësuesve

Nga Mimoza Koçiu/
Timonieri (Edi Rama) po u thote mesuesve te vene ne rresht per te degjuar se sa mire po ecen arsimi nen qeverisjen e tij, se njelloj si nxenesve, edhe atyre do u merren celularet ne mengjes, per t’iu kthyer ne fund te orarit mesimor !!!! Mire Km qe nuk ka femije ne shkolle, e nuk e kupton, por dreqi ta haje, askush nga ata qe degjon kete “perle” te Km, nuk ka femije apo eksperienca? Mua me ka qelluar dy here gjate vitit te kaluar, qe mesuesja kujdestare, te me telefonoje e njoftoje se femija im nuk ndihej mire. Dhe une kam shkuar ta marr urgjent ne shkolle, fale njoftimit te mesueses qe e kam falenderuar me mirenjohje. Kjo sepse tek “Fan Noli,” nxenesve nuk u lejohen celularet gjate orarit te shkolles, prej te pakten 2 vitesh. Ne mbledhjet e prinderve kam mesuar se kjo metode perdorej edhe per raste kur nxenesit kishin situata, pra ne kushtet kur nxenesi nuk lejohet me celular, ishte mesuesi kujdestar kontakti per cdo rast emergjence. Si dreqin mund ta trajtosh mesuesin, njelloj te “papergjegjshem” sic mund te jete nje nxenes minoren e t’i heqesh celularin? Dhe me e renda, kishte mesues ne salle qe e duartokisnin kete budallallek me brire. Pak ishin, por kishte te tille! Tani te shohim nese ata qe pergatisin edhe kryeministrat e ardhshem, do binden si dele, kur t’u vije me shkrim c’ka Km tha me goje!

more recommended stories