FAKTI/I dehur në Range Rover e me 70 mijë euro, zbardhet arrestimi i të riut (EMRI)

Antonio Bregu është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Fierit.

Mësohet se 35 vjeçari drejtonte makinë në gjendje të dehur e ndërsa në momentin e ndalimit i janë gjetur rreth 70 mijë euro të dyshuara nga trafiku i drogës në Zvicër.

Bregu është ndaluar nga shërbimet e policisë në Lagjen Kastriot i dehur ndërkohë që materialet i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Sakaq, shtetasi Antonio Bregu ka qenë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikë të lëndëve narkotike, si dhe para dy vitesh ishte liruar nga burgu në shtetin zvicerian.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Antonio Bregu, 35 vjeç, banues në Fier, pasi:

Në lagjen “Kastriot” Fier, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip “Range Rover” në gjëndje të dehur.

Gjatë kontrollit të mjetit, këtij shtetasi ju gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 Euro të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të metejshme për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

(Shtetasi Antonio Bregu ka qënë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike.

Para 2 vjetësh ka dalë nga burgu në Zvicër