Dalai Lama: Europa u takon europianëve, refugjatët të kthehen t’i rindërtojnë vendet e tyre

“Europa i përket evropiane” dhe se refugjatët duhet të kthehen në vendet e tyre për t’i rindërtuar ato. Këto janë mesazhet që ka dhënë lideri shpirtëror tibetian, Dalai Lama, në një konferencë të organizuar në Malmo të Suedisë.

Dalai Lama,i cili ka fituar çmimin Nobel i Paqes në vitin 1989, tha se Europa është “moralisht përgjegjëse për t’i ndihmuar refugjatët që përballen me kërcënime reale për jetën e tyre”.

“Pritini ata, ndihmojini, edukojini… por në fund ata duhet të zhvillojnë vendet e tyre”, deklaroi Dalai Lama.

Deklaratat e Dalai Lamës bëhen në një kohë kur e djathta po fiton epërsi të konsiderueshme në kontinentin Europian dhe qëndrimet kundër refugjatëve dhe emigrantëve, që vijnë nga Afrika dhe Azia, po shtohen në mesin e drejtuesve të shumë shteteve, përfshirë ata të Bashkimit Europian.

Udhëheqësi shpirtëror që jeton në mërgim, i cili fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 1989, ka bërë komente të ngjashme edhe në lidhje me refugjatët në Gjermani në vitin 2016.

Duke folur për gazetarët gjermanë më 2016 ai tha: ‘Europa, për shembull Gjermania, nuk mund të bëhet një vend arab”.

“Gjermania është Gjermani”. “Nga pikëpamja morale, mendoj se refugjatët duhet të pranohen përkohësisht.”

Më vonë, ai sqaroi mëshirën e tij për ata që largoheshin nga lufta dhe refugjatët, por tha se ata duhet të ndihmohen për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

Dalai Lama ka mbetur në mërgim që nga viti 1959, kur ai iku nga kryengritja kombëtare në Tibet dhe e kaloi kufirin në Indi, ku iu dha azil politik.

more recommended stories