Busti i heroit tonë kombëtar Skënderbeu në kryeqytetin e Hungarisë

Në kuadër të vitit të Skënderbeut, shumë shpejt në Budapest do të vendoset monumenti i heroi tonë kombëtar.

Lajmin e dha kryetari i bashkisë së Budapestit, István Tarlós. “Me vendim të Këshillit Bashkiak të Budapestit, brenda këtij viti do kemi bustin e Skënderbeut në Budapest”.

Kryetari i Bashkisë së Budapestit, garantoi se bashkëpunimi që ekziston mes dy bashkive do të forcohet.

“Para disa muajve kemi vendosur që t’i japim një frymëmarrje të re marrëdhënies tonë. Diskutuam në imtësi gjithë mundësitë për bashkëpunimin tonë dhe kemi përcaktuar edhe përgjegjësitë operative për këtë çështje. Në radhë të parë, për funksionimin e qytetit dhe për furnizimin me ujë, pra ujësjellësit, si edhe për qarkullimin rrugor. Një sektor tjetër në të cilin vendosëm që të bashkëpunojmë është edhe sektori i kulturës, çështjet e rinisë, sportit dhe të turizmit”.

more recommended stories