Artan Hoxha: Operacionet për kapjen e bandës së re te Lushnjes dështojnë nga korrupsioni

Gazetari Artan Hoxha thotë se operacioni i sotëm i Policisë dhe forcave RENEA e çon në 14 numrin total të operacioneve të dështuara për kapjen e Laert Haxhiut dhe Orgest Bilbilit, persona me rrezikshmëri të lartë.

Lidhur me arsyet e dështimit të operacionit Hoxha tha në studion e “Report TV” se Hoxha dhe Bilbili kanë korruptuar gjyqësorin si dhe kanë lidhje me drejtues të korruptuar të policisë, nga të cilët mund të kenë marrë informacionin për aksionin.

“Kjo do të thotë që kanë një rrjet shumë të fuqishëm brenda radhëve të policisë”, tha ndër të tjera Hoxha.

Deklarata e gazetarit:

Në operacionin e RENEA-s maksimumi kanë qenë 40 veta, pasi është bërë edhe një operacion në Babicë në Vlorë, ka edhe një grup të gatshëm. RENEA ka 80 veta trupë operacionale. Informacioni është dhënë pasditen e djeshme, që ka dy persona me rrezikshmëri të lartë dhe që kanë korruptuar sistemin gjyqësor. Ka pasur vazhdimisht lidhje me drejtuesit e korruptuar të policisë. Sidomos gjatë kohës së kanalizimit dhe prandaj kanë informacion dhe policia dështon. Kjo do të thotë që kanë një rrjet shumë të fuqishëm brenda radhëve të policisë. Operacioni para këtij, është dhënë me saktësi baza ku ndodheshin, por është kapur një person tjetër, Julian Sula. Por operacioni ishte për Haxhiun dhe Bilbilin, edhe në rastin konkret ka ndodhur kjo gjë. Koha, deri në 21:30 dje ata kanë qenë në zonë, kur kanë ikur, sa orë para operacionit apo aty mbetet të verifikohet.

more recommended stories