Ajsbergu i drejtësisë

EDLIRA GJONI

“Pse anija e reformës dhe vetingut nuk godet politikën? Ku janë peshqit e mëdhenj?” – pyesin me padurim shqiptarët, pothuajse të zhgënjyer e pa pikë besimi se reformat do të ndodhin vërtet.

Në fakt tërmeti ka nisur. Por anija nuk godet dot majën e ajsbergut. Atë shohim ne, e na duket sikur vettingu e peshqit e mëdhenj janë te suksesshëm vetëm nëse shohim pas hekurave (e me pasuri të konfiskuara) krerët e politikës, të mazhorancës e opozitës, si edhe gjyqtarët e Kushtetueses apo të se Lartës, se ata njeh publiku.

Po në fakt, po u ra këtyre direkt, anija çahet më dysh. Nuk ka Titanik që i shpëton këtij ajsbegu, sepse maja e tij mbahet lart mbi sipërfaqen që shohim nga një mal i tërë akulli që nuk çahet dot kollaj.

Prandaj reforma dhe vettingu duhen pranuar me hapat në dukje të vegjël që bëjnë, për të “shkrirë” e shkëputur pak nga pak pjesët në e nga një nga pjesa e nënujshme e ajsbergut që duhet goditur, nga mali i padukshëm që mban Shqipërinë peng e politikën tonë të pacënuar atje në majë.

U duhet prishur foleja poshtë, që të bien me radhë edhe ata lart.

Anija e vettingut nuk ka kthim! As për politikanët dhe familjarët e tyre.

Shqiptarët meritojnë të jetojnë pa zgjedhën tuaj në fyt!

Vetting për të tërë!

more recommended stories