14 shtator 1998: Sulmohet kryeministria, pas vrasjes së Azem Hajdarit

Me 14 shtator 1998 Godina e kryeministrit sulmohet nga mbështetës të ish presidentit të asaj kohe Sali Berisha duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Nano.
Në rrugët e kryeqytetit shpërthen dhuna. Protestuesit, të drejtuar nga krerët e PD-së, sulmuan godinën e Kryeministrisë, Parlamentit dhe hynë me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar.
Rreth orës 10:00 të paradites së 14 Shtatorit, kryeministri njofton për një skenar destabilizues.
Një orë më vonë, kortezhi mortor, një pjesë e armatosur, drejtohet drejt Kryeministrisë. Ndërsa turma i vërsulet Kryeministrisë, Berisha kthehet në seli.
Një grup personash e çojnë arkivolin për nga dera e Kryeministrisë, ndërsa të tjerë qëllojnë me armë. Kryeministria braktiset nga punonjësit, ndërsa protestuesit sulmojnë me granatahedhës dhe bomba.