Mbi të vërtetën

Astrit Lulushi/

E vërteta është diçka që njihet si e saktë, në përputhje me realitetin, e provuar nga përvoja. Por disa nuk kanë respekt për të vërtetën. Ata shpesh e injorojnë, e zbukurojnë, i vijnë rrotull dhe e mohojnë atë. Ka që gënjejnë thjesht për të kënaqur, për të provokuar emocione, për të provuar një çështje. Por mbi të gjitha, e konsiderojnë të padenjë vendin e tyre të pafat, e ngrejnë atë në qiell, e lëvdojnë pamasë, dhe pastaj e shajnë, e shkelin, e turpërojnë, e shkatërrojnë, e konsiderojnë si njeriun që është duke vdekur por të afërmit që i qëndrojnë mbi kokë e mashtrojnë, duke mos i treguar të vërtetën rreth gjëndjes shëndetësore në të cilën ndodhet. Kur janë vetëm, secili gjithmonë përpiqet të tregohet më i zgjuar, ndërsa kolektivisht ata bëjnë shumë gabime dhe priren drejt dështimeve të hidhura. Një njeri partiak, politikan, urren dhe e përbuz sinqeritetin. Një gjë fsheh në thellësi të zemrës dhe flet për një gjë tjetër. Gjendja e tij reflekton mungesën e besimit të shoqërisë në vetvet. Receta është gjithmonë njësoj. Vetëm emrat dhe retorika ndryshojnë.

more recommended stories