VIDEO/Britanikët, dokumentar të animuar për Skënderbeun

Një dokumentar i ri për Skënderbeun është publikuar këtë javë në kanalin më të madh të videomaterialeve, në Youtube.

Është kompania britanike e filmave të animuar, King And Generals, që ka realizuar një dokumentar për heroin e shqiptarëve dhe rezistencën ndaj sundimit otoman.

Dokumentari i animuar flet jo vetëm për betejat, luftërat dhe diplomacinë e Gjergj Kastriot Skënderbeut, por edhe për detaje të njohura të jetës së heroit të shqiptarëve

Edhe pse dokumentari është publikuar më 2 shtator dhe për pesë ditë në kanalin zyrtar të Kin gand Generals në You Tube, ky dokumentar ka arritur thuajse 170 mijë shikime dhe 7 mijë pëlqime.

Animacioni është një nga teknikat që zgjedh kjo kompani kinematografike në Britani për të afruar të rinjtë dhe fëmijët me historinë dhe për t’i bërë më të njohura ngjarjet më të rëndësishme në botë.