Fundi i nje Presidenti!

Nga Alban Daci/
Hashim Thaçin e lartesoj deri ne ate mase qe eshte sot pikerisht Kosova. Nese behet nje bilance mes asaj çfare i ka dhene Kosova Thaçit apo Thaçi Kosoves, rezultati eshte se Kosova i ka dhene shume me shume Thaçit e Thaçi i merr çdo dite Kosoves.

Ku qendron problemi me lider si Thaçi ne raport me Kombin? Se pari, kur qendron shume ne pushtet e vazhdon te luftosh me shume, atehere nuk je lider demokrat, por nje diktator i mirefillte.

Sot, Thaçi ka dy probleme te medha qe sinjalizon qarte faktin se qendrimi i tij ne pozicion lideri ne Kosove eshte ne dem te Kosoves:
1. Thaçi,nga qeverisja e gjate ka frike te humb pushtetin, per te dhene llogari
2. Thaçi, me qendrin e tij te gjate, pushteti i eshte kthyer ne prioritet kryesor, qe qendron mbi interesat kombetare. Pra, nese dikush mendon se Thaçi arsyeton me llogjiken kombetare e kane gabim, ai arsyeton mbi egon e semure per pushtet.

Sot, Thaçi eshte ne kushtet qe ishte dikur Enveri, te negocioje, te shes ate qe nuk e mban dot, ama te mbetet udheheqes i diçka qofte edhe e vogel, por prone eskluzive e tij. Pra, Thaçi te jete per zgjedhje personale e jep Veriun apo kedo qe do Serbia, me nje kushte qe te vazhdoje te jete i pari i “Katundit”.

Thaçi ka bere disa gabime,per te cilat duhet paguaj kostot. Se pari, kurre nuk ka ndodhur qe nje lider apo politikan i Kosoves te sulmoje nje lider dhe nje ish burre shtetit te Shqiperise. Thaçi ka bere gabimin me te madh te karrieres se tij politike, duke sulmuar nga karrigja e Presindentit, ish Presidentin, Kryeministrin dhe liderin historik te shqiptareve, Sali Berisha.

Se dyti, Thaçi ka cenuar rende ate qe realisht ai simbolizon me detyre presidenciale, me deklaratat e tij per korrigjim kufijsh, ai ka cenuar unitetin e Kosoves, sovranitetin dhe teresine territoriale. Nuk ka ndodhur kurre ne Bote, qe nje President te beje deklarata te tilla per vendin e tij. Pra, ka konsumuar vepren e rende te “Tadhtise Kombetare” e duhet te marr pergjigjen e merituar nga populli i Kosoves.

Gabimi i trete dhe i rende i Thaçit eshte se ai doli kunder vullnetit te popullit te tij e qytetareve te Drenices. Nuk kam pare kurre qe nje President te dal kunder aspirates se popullit te tij per liri dhe pavaresi.

Jam i bindur, se Kosova, siç i dha lartesine, do i kap atij fundosjen politike. Nga sot mud te themi “kjo eshte renia e Presidentit Thaç”!

more recommended stories