Vettingu Më I Mirë Është Vota Popullore

Nga Admir Malaj/

Unë personalisht jam kundër Vettingut në politikë!
Unë jam për një Kod Zgjedhor funksional, ku vullneti im të mos deformohet. Jam për votë me detyrim, por nga ana tjetër edhe për opsionin e votimit kundër të gjithë kandidatëve. Jam për prag minimal 50% aprovimi, ndryshe rivotim.
Ndryshe, me këtë Vettingun, do jemi para situatës kur politikanë me vlera dhe me mbështetje të sinqertë popullore, të skualifikohen sepse kanë humbur faturat e pllakave të banjës.
Ndërsa politikanët që kemi sot në krye, që kanë 20 vjet që u kontrollohen dhe i pastrohen pasuritë nga vartësit e tyre nëpër institucionet e kontrollit, ato do të kalojnë të gjithë sitën.
Nuk mund të lihet demokracia në duart e disa burokratëve të kapur. Vettingu në politikë do të ishte një grusht shteti i mirëfilltë ndaj popullit shqiptar nga klasa e konsoliduar politike aktuale!

***
Pas kërkesës për Vetting në politikë nga opozita, besoj gjithnjë e më shumë se në Shqipëri po instaurohet regjimi i 17 Majit.
Vettingu në politikë është baraz me njollat në biografi me të cilat burokratët punistë damkosnin shqiptarët e mirë, për të hequr qafe konkurencën për vete dhe bijtë e tyre.

more recommended stories