Viktima në Shkodër është kunati i biznesmenit të burgosur Lul Kulla

Në një kohë që prokuroria dhe policia po hetojnë në lidhje me shkaqet që cuan në vrasjene Fatbardh Licit në Shkodër si dhe kapjen e autoreve, dalin në dritë të tjera detaje në lidhje me viktimën.

53 vjecari përvecse është vëllai I anëtarit të këshillit bashkiak të Shkodrës Mustafa Lici, është gjithashtu edhe kunati I një emri të njohur për komunitetin shkodran dhe për policinë e këtij qyteti.

Bëhet fjalë për Lul Kullën, biznesmeni I cili gjithashtu është I përfshirë në disa ngjarje të kronikës në këtë qytet.

Lulzim Kulla aktualisht ndodhet në burg pasi u arrestua duke tentuar të kalojë kufirin pak kohë më parë në Kakavijë me dokumenta të falsifikuara.

Duket se dëshira për të kaluarf kufirin ka qënë e imponuar nga Kulla pasi ndaj tij ishte bërë më heret një atentat me eksploziv C4. Një sasi prej 500 gram C4 iu vendos në makinën e tij por ai shpëtoi për mrekulli duke marrë disa plage në trup.

Nuk dihet nëse vrasja e Fatbardh Licit ( I martuar me motrën e Lul Kullës) ka lidhje me atentatin që u bë edhe ndaj biznesmenit Kulla apo jo.