“Nuk ka qenë bashkëshortja ime dashuria e parë”, rrëfimi ndryshe i Blendi Fevziut: Kam qenë në 102 vende


Në çdo dalje të tij televizive jashtë studios
së ‘Opinion’ Blendi Fevziu është i rezervuar për jetën private.

Ditën e djeshme moderatori ka qenë i ftuar në emisionin ‘Pushime on top’ ku ka folur për pasionin e tij për zhytjen por edhe për një detaje shumë private, siç është dashuria e parë, e cila mesa duket nuk ka qenë bashkëshortja e tij.

Nuk ka qenë bashkëshortja ime dashuria e parë. Kam dashuruar në vit të dytë në gjimnaz, ndoshta dhe më përpara, por atë e mbaj mend”, ka treguar me sinqeritet gazetari.

Fevziu gjithashtu ka ndarë me shikuesit edhe një shifër mjaft interesante që ka të bëjë me pasionin e tij më të madh, udhëtimet.

“Kam udhëtuar në 102 vende të botes. Kam mbresa te pashlyeshme nga këto udhëtime. Janë eksperienca të jashtëzakonshme”, ka thënë Fevziu.

more recommended stories