Njihej si i forti i Shkodrës, 53-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri dyshohet se u përfshi në vrasje 7 vite më parë

Një person është vrarë me armë zjarri ne Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotëm dhe viktima është identifikuar si shtetasi Fatbardh Lici.

Fatbardh Lici, banues në lagjen “Guerile
” është qëlluar me armë zjarri në derën e një lokali, sapo ka mbërritur për të pirë kafen e mëngjesit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja.

Sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet se Lici
u përfshi në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.
45-vjeçari Kurmemaj, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, u vra në mars të vitit 2011 ndërsa kishte dalë me leje. U hetua si vrasje, por që nuk u provua asnjëherë nëse Lici ishte autori apo jo.

Fatbardh Lici njihej si një ndër të fortit e Shkodrës
, megjithëse nuk ka qenë asnjëherë i dënuar apo i proceduar penalisht.

Gjithashtu ai ka lidhje familjare dhe me Lulzim Kullës, të cilit pak muaj më parë ju bë atentat në qytetin e Shkodrës.

Njoftimi i policisë

Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.