Michael Moore me film të ri: Trump është presidenti i fundit i SHBA-së, koha është për veprim

Aktivisti dhe autori i filmit, Michael Moore ka publikuar videon e shkurtër për dokumentarin e ri të quajtur “Fahrenheit 11/9”.

Filmi u krijua si një paralajmërim për qytetarët para zgjedhjeve të përgjithshme të nëntorit në SHBA në kontekstin e rreziqeve të Donald Trumpit.Emri i filmit është një homazh për veprën e famshme “Fahrenheit 9/11”, e cila merret me ngjarjet para 11 shtatorit të vitit 2001.

Këtë herë, Moore ka ndryshuar numrat për të paraqitur datën e zgjedhjeve presidenciale – 9. 11. 2016, e cila është parë si një katastrofë e ngjashme me sulmet terroriste që ka ndryshuar botën.

Teza e filmit Moore është – Trump dëshiron të jetë president për tërë jetën i Shteteve të Bashkuara dhe ndoshta ai do të jetë lideri i fundit i shtetit më të fuqishëm në botë.

Ai thotë se shumica e amerikanëve duan sigurime shëndetësore, të drejtat e LGBTI-së, arsim falas dhe tatim për të pasurit.

Moore është njeriu i cili në detaje ka parashikuar dhe pse Donald Trump do të fitojë, por është kritiku më i madhi tij.

Filmat e famshëm të regjisorit që merren me problemet më të mëdha në SHBA janë Bowling for Columbine, Sicko dhe e përmendën tashmë Fahrenheit 9/11.

Premiera e filmit dokumentar “Fahrenheit 11/9” do të jepet më 21 shtator 2018.

more recommended stories