Më dolën lot pas xhamave të syzeve, e shtrëngova…Eni Çobani dedikimin për miken e saj

Eni Çobani është një ndër juristet më të njohura në vendin tonë. Me rubrikën e saj ‘Shihemi në gjyq’, Çobani ka ftituar zemrat e shumë shqiptarëve.

Ditën e sotme juristja ka dalë nga kornizat që jemi mësuar të shikojmë gjithmon në ekran dhe ka postuar disa foto nga pushimet që ka nisur.

Në postimin e fundit ajo i ka kushtuar një dedikim të veçntë mikes së ngushtë,e cila po vuan nga kanceri.

Eni ka publikuar një foto ku shfaqet me një shall në kokë, si shenjë sensibilizimi për rastin e mikeshës së saj.“Sot e fillova ditën me miken time të ngushtë e cila po kalon një sfidë të madhe me jetën të cilen po e sprovon shumë shpirtërisht dhe moralisht”, shkruan juristja në ‘Instagram’.

Postimi i plotë:

“Sot e fillova diten me miken time te ngushte e cila po kalon nje sfide te madhe me jeten te cilen po e sprovon shume shpirterisht dhe moralisht.Tek e shikoja me dukej sikur lexoja librin e jetes qe nga loja me peta para pallatit dhe deri diten kur ajo dhe une u beme nena dhe gra profesioniste.

Me dolen lot pas xhamave te syzeve por e kapa dhe e shtrengova fort dhe i thashe ma lidh dhe mua kete shallin ne koke si ty se dua te jem me ty kudo ne te mire dhe ne te keqe dhe keshtu te dyja do ta mundin te keqen ne trupin tend.

Sot dua ti lutem vecanerisht Zotit per miken time dhe per gjithe ato gra e burra qe duan ta sfidojne te keqen me force dhe vullnet.Se jeta eshte nje dhe ate duhet ta jetojne te gjithe secili ne formen e tij.”

more recommended stories