Berisha reagon për shkëmbimin e kufijve: Zbulon skenarin e fshehtë Vuçiç – Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka rënë dakord me presidentin serb Aleksandar Vuçiç për ndarjen e Kosovës. Në një status në “Facebook”, Berisha nuk heq dorë së quajturi Ramën “Jorgo Kristaq Zografi i dytë” dhe e quan një rrezik për kombin shqiptar atë dhe albanofobët e tjerë shqiptarë.

Berisha sjell shkrimin e ish-kryeministrit të Suedisë Carl Bild për “Ëashinton Post” ku tregon se edhe kryeministri Edi Rama ishte i hapur për idenë e Vuçiç për kalimin në Serbi të pjesës veriore të Mitrovicës.

Ish-kryeministri thotë se trojet shqiptare janë në prag të një copëtimi të dytë por kësaj radhe jo nga fuqitë e mëdha por nga shqiptarët albanofobë.

STATUSI I BERISHËS

Ish kryeministri i Suedise Karl Bild denoncon:

Jorgo Kristaq Zografi i Dytë dakord me Vuçiç për ndarjen e Kosovës!
Të dashur miq, ish-kryeministri i Suedisë Karl Bild deklaron se Edvin Kristaq Rama, të cilin mediat rëndom e thërrasin prej kohesh Jorgo Kristaq Zografi i dytë, ka rënë dakord me Aleksander Vuçiç dhe argatët e tij albanofob në Prishtine për ndarjen e Kosovës!