30 vite nga varja e Havzi Nelës, inagurohet sot Shtëpia Muze e poetit

Sot përkujtohet 30 vjetori i ekzekutimit të poetit Havzi Nela. Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit.

Ndënkrytari i Partisë Demokratike Edi Paloka ishte i pranishëm gjatë inagurimit në shtëpinë e rindërtuar nga Bashkia Kukës të poetit Havzi Nela në fshatin Kollovo.

Paloka u shpreh se Havzi Nela u var se dashuronte lirinë dhe se ai ishte simboli fjalës së lirë.

“Ne sot kemi me parlament kemi bijte e atyre qe varën Hazi Nelën, i biri i atij që firmosi varjen e Havzi Nelës sot është kryemimstër, për fat të keq askush nuk ka kërkuar falje.”u shpreh Paloka.

Ndërkaq Bashkim Shehu,kryetar i Bashkisë Kukës u shpreh se sot po kthejmë në shtëpinë e tij në shtëpinë e lirise dhe se shtëpia e tij do të jetë muze.