Si u vetë-shkatërrua Europa

Nga Eden Kollçinaku

Ky civilizim i krijuar nga filozofia e lashtë greke dhe zbulimet e Iluminizmit po gjendet në një humnerë në të cilën shkoi vetë. Për t’a thënë shkurt: Europa po vetë-shkatërrohet.

Janë dy arsye se përse kjo gjë ndodhi.

E para: lëvizjet masive të popujve të Afrikës së Veriut, Azisë Lindore dhe Lindjes së Mesme drejt vendeve të kontinentit europian. Kjo gjë ka ndodhur që prej viteve pas Luftës së Dytë Botërore, por u përshpejtua në mënyrë drastike në vitin 2015, gjatë krizës migratore, kur në Europë erdhën më shumë se një milion migrantë.

E dyta: Europa humbi besimin në veten e saj — traditat dhe besimet.

Për vite me rradhë, Europa i ka inkurajuar njerëzit e këtyre vendeve që “të vijnë si punëtorë të përkohshëm”, por asnjë nuk priste që ata të qëndronin — edhe pse ata qëndruan. Askush nuk iu kërkoi atyre që të largoheshin, as atyre që erdhën në mënyrë ilegale.

Barbara Roche, ish-ministrja e jashtme e Britanisë së Madhe, u shpreh në vitin 1991 se “largimi kërkon shumë kohë dhe është tepër emocional.” Dhe, sigurisht, përse do të donin migrantët që të largoheshin? Mundësitë ekonomike që iu jepte Europa ishin shumë herë më të mëdha se në vendet e tyre. Gjithashtu, ata kishin përfitime nga ajo që vëndet socialiste e quajnë “mirëqënie”.

Migrantët u lejuan nga europianët që të ndiqnin çfarëdolloj kulture të dëshironin — për hir të multikulturalizmit — por kjo nuk doli siç pritej. Në 2011, David Cameron, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Nicholas Sarkozy, ish-presidenti i Francës dhe Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, lajmëruan me keqardhje se “multikulturalizmi ka dështuar!” Kështu pra, migrantëve iu kërkua që të asimiloheshin brenda kulturës perëndimore-europiane. Nëse kjo do të ndodhte — sipas liderave europianë — shpenzimet financiare do të rishikoheshin. Por kjo nuk ndodhi kurrë. Emigracioni u rrit.

Ndërkohë që Suedia dhe Gjermania e rritën popullsinë e tyre më 2% brenda vitit 2015, në Britaninë e Madhe, emri më i përdorur për fëmijë djem ishte “Muhamed”.

A nuk po i shpëtojnë pasojave të imperializmit europian refugjatët? Europa është e mbushur me faj. Por, për gjermanët, përshembull, ky nuk ishte faj, por larje faji. Pasi Merkeli pranoi mbi një milion refugjatë në Gjermani në 2015, ajo donte t’i tregonte botës se Gjermania, vendi që filloi të dyja luftrat botërore dhe holokaustin, ishte, në fakt, vendi më mikpritës.

Por, kush e paguan çmimin?

Banorët e thjeshtë të Europës, që kanë parë krimin dhe terrorizmin teksa rritet para syve të tyre.

more recommended stories