Rregulloi vetullat, por nuk pagoi lekët, punonjëset e rrahin brutalisht

Ky është momenti tronditës kur punonjësja e parukerie rreh brutalisht një kliente, të cilën e godet me fshesë në kokë, pasi kishte refuzuar të paguante për “rregullimin” e vetullave.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq punonjëset që kishin rrethuar klienten të cilën e godisnin vazhdimisht.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo, punonjëset filluan ta sulmojnë edhe një kolege të tyren e cila po ndihmonte gjyshen e saj të largohet nga lokali që t’i shpëtoj ndonjë grushti.

“Kjo është gjyshja ime, ju lutem ndaluni”, dëgjohet duke u bërtitur kolegeve një vajzë e re.

Ngjarja ndodhi në një salon bukurie në Brooklyn.