Rama takim kokë më kok[ me Xhafaj pas mbledhjes së grupit të PS

Pas mbledhjes së grupit të PS, ku Rama e “bekoi” politikisht Fatmir Xhafaj për të vijuar detyrën, kryeministri ka zhvilluar një takim me Ministrin e Brendshëm.

Takimi disa minutesh u mbajt ne Kryeministri. Xhafaj u pa rreth ores 14:51 duke u larguar nga godina e Kryeministrise.

Kryeministri Edi Rama konfirmoi me bindje në detyrë Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn, i cili u akuzua për 7 ditë me radhë nga opozita për pjesmarrje në trafikun e drogës së bashku me të vëllain e vet.
Sa për audio-përgjimin e publikuar, Rama tha se e kishte verifikuar në një agjenci të huaj për autenticitetin e tij, dhe i rezultoi që ka qenë një mashtrim.

Për këtë mashtrim, qëllimi i të cilit për kryeministrin ishte destabilizimi i qeverisë dhe pengimi i negociatave, Rama kërcënoi se kush e ka organizuar do të shkojë në burg