PD protestë në Tiranë, Basha tregon detajet e takimit në Sofie me Presidentin e PPE

Ndërkohë që në Tiranë, para ministrisë së Brendshme, PD po proteston për të kërkuar largimin e ministrit Fatmir Xhafaj, kryetari Lulzim Basha ka lajmëruar një takim me presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul.

Me anë të një njoftimi ne rrjetet sociale Basha shkruan se presidenti i PPE Joseph Daul e garantoi Kryetarin e Partisë Demokratike për mbështetjen dhe ndihmën e Partisë Popullore Europiane për shpalosjen e vizionit dhe planit të demokratëve për çlirimin e shtetit nga kapja e krimit të organizuar, për shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin, luftën kundër korrupsionit, për rritjen ekonomike dhe rikthimin e shpresës në vend.

Postimi i plotë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Sofje me Presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul, i cili e përgëzoi Bashën për qëndrimin e opozitës në luftën kundër krimit të organizuar.

Presidenti i PPE Joseph Daul e garantoi Kryetarin e Partisë Demokratike për mbështetjen dhe ndihmën e Partisë Popullore Europiane për shpalosjen e vizionit dhe planit të demokratëve për çlirimin e shtetit nga kapja e krimit të organizuar, për shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin, luftën kundër korrupsionit, për rritjen ekonomike dhe rikthimin e shpresës në vend.