META thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Rama dhe Xhafaj në Presidencë. Ja çfarë diskutohet

Presidenti i Vendit Ilir Meta ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në mbledhje mësohet se janë të pranishëm kryeministri i vendit Edi Rama dhe ministri I Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Pritet tëdiskutohet për audiopërgjimin e publikuar nga PD për vëllain e Fatmir Xhafajt por edhe çështjen ‘Tahiri’. Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë ishte paralajmëruar dy javë më parë.

Nuk dihen detaje nga kjo mbledhje por sot në orën 18:30, Xhafaj pritet të dalë në konferencë para mediave.