Nuk është turp të bëhemi bashkë për të përfituar shqiptarët dhe Shqipëria..!

Nga Ilir Vata

Alooo! A i takon opozitës ministri i Brendshëm?

Ka ardhur koha që kundërshtitë e opozitës të jenë të përkthyera në realitet të prekshëm, nëse ajo konstaton se ku dikaster është jo në përputhje me ligjin, le të marrë përgjegjësi ta drejtoje ajo, jo për ta përdorur politikisht, por për ta kthyer në shërbim të ligjit dhe të qytetarëve.
Qeveria duhet të hap krahun e bashkëpunimit të bashkëqeverisjes për një periudhë të caktuar kohe për shkak se Shqipëria ka nevojë të çel negociatat dhe shqiptarët me zor e e presin këtë moment.
Politika duhet të reflektojë, të shkëputet nga e shkuara, konflikti politik dhe të gjejë të përbashkëtat që nëpërmjet diversitetit të mendimit të politikë, nëpërmjet krahasimit të projekteve dhe kundërshtisë të ideve, të gjejë atë pjesë të mirë që u duhet shqiptarëve.
Nuk është turp të bëhemi bashkë për të përfituar shqiptarët dhe Shqipëria, dhe politika shqiptare e ka mundësinë dhe kapacitetin që të kapërcejë kryeneçsinë e vjetra shqiptare dhe të gjejë gjuhën e një dialogu afatgjatë për të mirë të shqiptarëve.
Politika u ka borxh shqiptarëve një qasje politike në shërbim të tyre të ardhmes së fëmijëve dhe pse jo dhe të vetë Shqipërisë, sepse jemi në një moment që bota po shqyen kufinjt në shërbim të civilizimit dhe në duhet të shembim barrierat në shërim të integrimit.

more recommended stories