VIDEO: Këpuca e Artë është e sulmuesit Salah

Ndërsa ka lënë prapa Ronaldon, Suarezin e Shearerin, Mohamed Salah ka thyer rekord historik sa i përket golave në Preimerligë në një edicion me 38 ndeshje.

Madje ky mund të konsiderohet sezon ëndrrash pasi Salah është fituesi i ‘’Këpucës së Artë’’ në Premierligë për 2017/2018.

Mohamed Salah i cili bart fanelën e Liverpool, përfundoi sezonën me 32 gola të cilat rezultojnë dy më shumë se Harry Kane.

Salah ishte transferuar nga Roma në vitin 2017 për më pak se 40 milionë euro.