Të gjithë të kënaqur, veç ministrit Xhafaj?!

Nga Flamur Vezaj

Marrëveshja doli me suksese, ashtu sic ishte pralajmeruar, duke izoluar ne banesen e tij Sajmir Tahirin pak dite para Samitit te Sofjes!

Prokuroria beri sikur eshte ne krye te detyres dhe e kishte seriozisht, duke kerkuar caktimin e mases se sigurise “arrest me burg” per Tahirin edhe pse pa ndonje prove te re vec atyre deshmive te personave te ndryshem, mes tyre shoferit e badigardit si dhe mikut O.Sota! Me kete kerkese prokuroria “nuk bie ne sy” qe po zbaton urdherat nga lart!

Gjykata, pranoj kerkesen e prokururorise duke vulosur perfundimisht se ka DYSHIME se Tahiri ka konsumuar veprat penale si trafik droge e korrupsion, por konstatoi se nuk ka rrezik ikje cka i caktoi masen e sigurise “arrest shtepie”. Vendimi i Gjykates eshte i justifikuar sepse prokuroria nuk solli ndonje prove te re dhe per te mos mbajtur barren e presionit te politikes e diplomateve i caktoi kete mase sigurie. Njeherazi per shkak se edhe veprat jane te renda dhe nuk mund te lihet i lire Tahiri nderkohe qe “trafikantet” me 500 gram hashash te qendrojne ne burg!

Sajmir Tahiri eshte i lumtur me kete mase sigurie, (edhe pse per ceshtje imazhi do ta ankimoj) dhe nuk do te QAJ pasi nuk do ndaj qelin me ndonje person tjeter edhe pse aty do ta respektonin se ka miqt e tij te forte! Tani nga shtepia me telefon dhe me pultin e televizorit ne dore do te vazhdoi te dergoi mesazhe telfonike analisteve gjate debateve ne “mediat e kazanit” qe ti bejne mbrojtjen si duhet!

KM Rama, eshte i knaqur se i mbyli gojen atij qe i “kercenonte” bijte e k… dhe do te respektoi vendimin e Gjykates! Me kete vendim dhe ai do kete fytyre edhe ti flas teta Merkelit ne Sofje, pasi prokuroria dhe gjykata vepruan e ai nuk nderhyn dot ne Gjykate! Teta Merkel do bej sikur e besoj dhe keshtu do bejne nje foto te buzeqeshur!

Diplomatet jane te knaqur se po fillon te ndihet era e ndeshkueshmerise se politikaneve te lart qe kane abuzuar prej vitesh me pushtetin!

Nga ana tjeter ministri Xhafaj, eshte mbyllur ne zyre dhe po kerkon ndihme nga “ortaku” i tij dekan si ta zgjidh problemin e gjyqtares se Sajmir Tahirit. Pasi ky i fundit i ka lene nje precedent qe duhet ta vazhdoi apo ta nderpres! Ate te ankimit me ane te flet-rrufeve tek Presidenti i Republikes kur gjyqtaret japin nje vendim favorizues per persona qe kane kryer vepra te renda penale si ajo e trafikut te droges e korrupsionit! Keshtu qe ne respektim te afateve proceduriale, qe i ka me qejf me i ndryshu, ministri Xhafaj ka vendosur te pres 15 dite dhe me pas te shprehet, pro ose kunder zbatimit te ketij precedenti me 10 standarte!

E keshtu Shqiperia po iken per lesh.

more recommended stories