1346 – Në kuvendin e pashkëve në Shkup shpallet Perandoria serbe dhe Stephen Urosh IV Dushani

1346 – Në kuvendin e pashkëve në Shkup shpallet Perandoria serbe dhe Stephen Urosh IV Dushani (Deçani) kurorëzohet Perandor mbi pjesën më të madhe të Ballkanit; qëllimi i tij ishte edhe më i gjerë për marrjen e Beogradit, Durrësit, Adrianopojës, Selanikut, dhe Konstandinopojës. Ndërsa po përgatiste një kryqëzatë kundër osmanëve, Dushani ra i sëmurë (ndoshta i helmuar) dhe vdiq në Devoll (Shqipëri jugore) më 20 dhjetor 1355. Ai u varros në një manastir afër Prizrenit (Kosovë). Më vonë eshtrat e tij u ri-varrosën në Beograd. Disa historianë konsiderojnë se ambicjet e Dushanit ishin për të krijuar një perandori të re serbe – greke (e ngjashme me perandorinë e më herëshme bullgare), për të zevendësuar Perandorinë byzantine, por pa sukses.

more recommended stories